Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arjan Hoxha dhe drejtuesi i hipotekës Arjan Bylykbashi.

Shkarkimi është bërë më urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe në vend të tyre janë emëruar, përkatësisht Arben Çuko në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Blerina Doraci në krye të Hipotekës.

Dy ish drejtorët teknikë të Partisë Demokratike, Arjan Hoxha dhe Arjan Bylykbashi u emëruan ne krye të burgjeve dhe hipotekës pas marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha në 18 Maj.

/Tv Klan