Në një studim të disa fotografive të Tokës gjatë natës është zbuluar se drita artificiale po bëhet më e shndritshme dhe po zgjerohet më shumë nga viti në vit.   

Ekspertët thonë se “humbja e natës” ka efekte negative në florën, faunën dhe mirëqenien e njerëzve.   

Studimi përdori informacione të marra nga një satelit i Nasa-s për të matur shkëlqimin e një drite gjatë natës.

Disa nga vendet më të ndriçueshme të botës, siç është SHBA-ja dhe Spanja mbeten në të njëjtat nivele, por shumica e vendeve në Amerikën Jugore, Afrikë dhe Azi po bëhen më të shndritshme.

Pak kombe kanë ulur nivelin e shkëlqimit nga drita artificiale gjatë natës, si Jemeni dhe Siria që po kalojnë një kohë lufte.  

Imazhet satelitore gjatë natës duken bukur, por shkencëtaret i druhen pasojave negative që kjo gjë do të ketë mbi njerëzit dhe shëndetin e tyre.

/tvklan.al