plagosja-Shkoder

Tre vëllezër u përleshën mbrëmë pas një koflikti prone në Kir të Shkodrës.

Për pasojë dy prej tyre dhe nëna që ndërhyri për t’i ndarë u plagosën.

Policia arrestoi 25 -vjeçarin Kol Qershia që ndodhet i plagosur në spitalin e Shkodrës dhe shpalli në kërkim 23-vjeçarin Mirash Qershia.

Dy të plagosurit e tjerë, Dile Qershia 57-vjeçe dhe djali  i saj i tretë, Martini, gjithashtu morën plagë me armë zjarri dhe ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, konflikti mes djalit të madh Kol Qershia dhe vëllait të tij të vogël Martinit ka ndodhur për motive pronësie.

Në këtë konflikt ndërhyri djali i dytë i familjes.

Ai i mori armën vëllait të madh dhe qëlloi në drejtim të tij, duke e plagosur.

Menjëherë pas krimit, 23 -vjeçari është larguar nga shtëpia.

Tv Klan