dkjsglaudhsdhfgSot e pati Shkodra radhën e atentateve me tritol. Rreth orës 1.30 pas mesnate, një shpërthim tronditi lagjen “Salo Halili”, në qendër të qytetit.

Eksplozivi ishte vendosur në derën e jashtme të apartamentit të biznesmenit 34 –vjeçar, Bledar Canka, në katin e pestë këtij pallati.

Në momentin e shpërthimit, në shtëpi kanë qenë të pranishëm të 8 anëtarët e familjes Canka, mes tyre edhe tre fëmijë. Fatmirësisht asnj ri prej tyre nuk është dëmtuar dhe shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Banorët e pallatit janë zgjuar të tmerruar dhe kanë njoftuar policing . Personi i parë i pyetur mbi ngjarjen ka qenë biznesmeni, i cili ka deklaruar se nuk ka patuar konflikte.

Vetëm pak orë pas ngjarjes policia njoftoi se ka shoqëruar në Komisariat disa persona, të cilëve pas kontrolleve në banesa u janë gjetur edhe armë zjarri. Por deri tani, për asnjërin prej tyre nuk ka prova se mund të jetë autor i këtij atentati me tritol.

Një grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Në dosje deri më tani figurojnë vetëm disa dëshmi dhe pak prova material të gjetur në vendin e ngjarjes, por asnjë gjurmë e personave që kanë kryer atentatin.

Atentatet me eksploziv kanë vënë në alarm policinë e shtetit. Në katër muaj janë regjistruar 23 të tillë. Një biznesmen u vra javën e kaluar në Durrës në një atentat me tritol, ndërsa pak dite para këtij krimi, në rrethana të ngjashme mbeti i plagosur rëndë kryetari i komunës Qendër, në Vlorë.