Derbi i kryeqytetit pati tension edhe pas përfundimit të tij. Në ngjarje u përfshinë edhe pjesëtarë të stafeve të klubeve të Tiranës dhe Partizanit. Një nga të lënduarit ishte drejtori Partizanit, Dritan Dervishi. Forcat e policisë shoqëruan disa persona mes tyre edhe tifozë në komisariat, por nuk ka të arrestuar, por vetëm të shoqëruar që shumë shpejt do të lirohen. Derbi i kryeqytetit ka patur gjithmonë tension veçanërisht gjatë viteve të fundit ku nuk kanë munguan edhe përplasjet mes tifozerive.

Tv Klan