Në një operacion masiv Policia e Kosovës, ka vënë në pranga 59 oficerë policie, si edhe ka kallëzuar penalisht 30 qytetarë, të akuzuar për korrupsion.

Aksioni i policisë u zhvillua në disa qytete. Mes të arrestuarve 23 oficerë janë serbë, 1 është boshnjak ndërsa pjesa tjetër janë shqiptarë nga Kosova, mbi ta rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Autoritetet në Kosovë lajmëruan se kishin siguruar një sërë regjistrimesh video dhe audio, që tregonin raste ku oficerët e policisë kishin marrë para në detyrë. Hetimet rreth tyre kishin nisur prej disa muajsh./ TV KLAN