Shpenzimet ushtarake globale janë rritur 2 trilion Dollarë. Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm (SIPRI) në një raport të fundit bën të ditur se SHBA, Kina dhe Rusia janë shpenzuesit më të mëdhenj.

Është hera e parë që nga viti 2009 që shpenzimet vjetore janë rritur menjëherë në të gjitha rajonet gjeografike. Ukraina ka mbetur një pikë e nxehtë konflikti që kur Rusia nisi agresionin në shkallë të plotë në fillim të vitit 2022.

Në 5.9% në vitin 2023 shpenzimet ushtarake të Rusisë në lidhje me produktin e saj të brendshëm bruto (PBB) arritën pikën më të lartë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik dhe për krahasim, shpenzimet ushtarake të Ukrainës ishin 37% e PBB-së. “Pra, lufta po e rëndon Ukrainën shumë më tepër se Rusinë”, shprehet Xiao Liang, një studiues në programin e shpenzimeve ushtarake dhe prodhimit të armëve.

Shifrat theksojnë se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është e çekuilibruar, por mbështetja perëndimore e ka ndihmuar Ukrainën të barazojë fushën e lojës, tregojnë raportet paraprake të SIPRI. Sipas Institutit suedez të gjitha vendet në NATO i rritën shpenzimet e tyre ku 11 nga 31 anëtarët e aleancës, që përmbushën ose tejkaluan objektivin e PBB-së prej 2%, që është më i larti që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Vendet në të gjithë Evropën kaluan duke shpenzuar gjithnjë e më shumë për armatime nga frika e kërcënimeve të sigurisë nga Rusia. Polonia rriti shpenzimet e saj ushtarake më së shumti nga të gjitha vendet evropiane, me 75% nga viti 2022, në 31.6 miliardë Dollarë në total. Në Lindjen e Mesme, Irani regjistroi një buxhet ushtarak prej 10.3 miliardë Dollarësh, duke e bërë atë shpenzuesin e katërt më të madh të rajonit.

Qeveritë e Meksikës dhe El Salvadorit po përdorin ushtrinë për çështje të brendshme si lufta kundër krimit të organizuar dhe dhunës së bandave. Konflikti midis Kinës dhe Tajvanit , detyruan vendet të rrisnin shpenzimet ushtarake me gati 296 miliardë Dollarë për ushtrinë në 2023.

Kjo është rreth gjysma e shpenzimeve të përgjithshme ushtarake në të gjithë rajonet e Azisë dhe Oqeanisë. Ka të ngjarë që raporti i SIPRI-t për shpenzimet ushtarake në vitin 2024 të gjejë sërish një rritje të shpenzimeve.

Klan News