Një palestër u bë preh e një sulmi me eksploziv mëngjesin e kësaj të marte, në afërsi të Kopshtit Botanik në kryeqytet në rrugën Selitë e Vjetër.

Shpërthim ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit, ndërsa nga ngjarja nuk ka të lënduar veç dëmeve materiale. Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur pasi lënda plasëse është hedhur nga jashtë palestrës e cila ndodhet në katin e dytë të objektit. Policia mbërriti menjëherë  në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimin për rastin.

Nga kqyrja e kryer nga ekspertët kriminalistë dhe hetuesit e policisë është vërejtur se lënda plasëse ka qenë e një sasie të vogël dhe është aktivizuar me fitil zjarr-përcjellës. Ende nuk ka të dyshuar, pavarësisht se policia ka shoqëruar disa persona./ TV KLAN