Të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një shpërthim masiv, të ndodhur në një shtëpi të mbushur me fishekzjarre në Spanjë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:30 në Baldrans, pranë Tui, në veriperëndim të Spanjës.

Sipas mediave lokale numri i të plagosurve mund të jetë edhe më i madh. Shpërthimi raportohet të ketë qenë kaq i fuqishëm, sa theu xhamat e ndërtesave në një rreze prej 4 kilometrash.

Ekspertët e policisë shkuan në vendngjarje, në përpjekje për të parandaluar çdo lloj shpërthimi tjetër.

Pamjet e publikuar në internet tregojnë tym të madh në qiell dhe banorët duke vrapuar në panik mes mbetjeve të përhapura nëpër rrugë.

Kryebashkiaku i Tui, Vasquez Padin tha se shpërthimi kishte ndodhur në një shtëpi ku mbaheshin fishekzjarre pa leje.

“Gjithçka sugjeron se bëhej fjalë për një magazinë fishekzjarresh, ndonëse bëhej fjalë për një shtëpi dhe jo një magazinë. Ishte klandestine dhe ne nuk ishin në dijeni të ekzistencës së saj”,

sqaroi zyrtari.

Në mesin e të plagosurve mësohet se ka edhe fëmijë, ndërsa numri i viktimave nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

/tvklan.al