Shqipëria është një vend i zhurmshëm



Zhurma është pjesë e përditshmërisë në çdo qytet në Shqipëri. Raporti i fundit i publikuar nga Agjencia Kombëtare i Mjedisit ka nxjerr në pah se norma prej 55 decibel e nivelit të zhurmës e përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tejkalohet si ditën ashtu edhe natën.

Përgjatë ditës më e zhurmshmja është kryeqendra e vendit, ku norma e tejkalohet me 17.23% , ndërsa pasohet nga Vlora me 19,94%,  Berati 12,10%, Korca 11,49%, Gjirokastra 10,18%, Saranda 9,3% dhe i fundit renditet qyteti i Fierit 8,45% . Edhe natën, Tirana sërish është e para përsa i takon nivelit te zhurmave  duke e tejkaluar me 24,91 % nivelin e zhurmave, ndërsa i vetmi qytet i qetë dhe brenda normave është Berati.

Në Tiranë, niveli i lartë i zhurmave lidhet me numrin e lartë të popullsisë dhe makinave ne qarkullim.

Gjatë ditës “Rruga e e Elbasanit”  rezulton të jetë me nivelin më të lartë të zhurmës, për t’u pasuar me “Kryqëzimin te Selvia ”dhe “Kryqëzimin te 21 Dhjetori”.

E ndërsa natën, zona më e zhurmshme në kryeqytet është Lapraka dhe më e qeta pallati i kongreseve.

Ky nivel i lartë i zhurmës sipas ekspertëve vjen si pasojë e fluksit të madh të automjeteve, gjendjes se tyre motorike të amortizuar, ndërtimet, mungesa e brezit mbrojtës të gjelbër midis zonave të banuara dhe rrugëve kryesore, mos zbatimi i teknikave për minimizimin e zhurmave në ndërtimin e rrugëve, si dhe mungesa e zonave të qeta në qytete.

Nëse do të shohim aspektin shëndetësor, mjeket thonë se niveli i lartë i zhurmave dëmton dëgjimin, shkakton ankthe si dhe favorizon pagjumësinë. TV KLAN

Kategori
AktualitetLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*