Shqipëria kthen sytë nga emigrantët. Për herë të parë dy institucione shtetërore kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, i cili do të orientojë burimet financiare që vijnë nga diaspora në kanalet e duhura ekonomike.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se vendi ynë ka tarifat më të larta në rajon për dërgesat që emigrantët bëjnë në familjet e tyre, çka mban në nivele të larta dërgimin e parave në “cash”.

Gent Sejko: “Në nivele mjaft të larta vazhdon dërgim i tyre në formën e parasë formë “cash”, i cili meriton më shumë vëmendje nga ana jonë”.

Ministri i Shtetit për Diasporën kërkoi që institucionet shtetërore të krijojnë politika për të mbështetur shqiptarët që jetojnë jashtë.

Pandeli Majko:

“Shqipëria pavarësisht nivelit të lartë të remitancave nuk i ka përdorur ato për të siguruar rritje të strukturuara ekonomike”

në vitin 2016 dërgesat e emigrantëve arritën në 1.06 miliardë dollarë, duke ia kaluar edhe portofolit të investimeve të huaja. Kostoja e një dërgese në Shqipëri llogaritet të jetë 9.4% e shumës, nga 7.2% që është mesatarja e rajonit.

Tv Klan