Emrat tipikë shqiptarë si Teuta, Valbona, Ilir apo Agron, regjistrohen gjithmonë e më rrallë në regjistrat e gjendjes civile, për të mos thënë fare në dy vitet e fundit. Tendenca është t’u vendosësh fëmijëve emra të huaj.

Në përzgjedhjen e emrit, prindërit kërkojnë që të jetë i bukur dhe me kuptim.

Emri Noel për djem dhe Amelia për vajzat, rezulton të jetë emri më popullor, për të lindurit e 2014. Në një raport të publikuar nga Instituti i Statistikave, shohim se 10 emrat më të përhapur të fëmijëve që janë vendosur gjatë këtij viti janë të huaj. Më të përhapur për djem, janë Joel, Mateo, Luis, Roan apo Aron, ndërsa për vajzat kryesojnë Ajla, Melisa, Sara, Amelja apo Noemi.

Tv Klan