Një shqiptar ka vdekur në mënyrë tragjike në Greqi. Mediat greke shkruajnë se 34-vjeçari, prej kohësh punonte dhe jetonte, në Volos.

Ai ka rënë në kazanin e fermentimit të rrushit. Kazani ka qenë rreth 3 metra i thellë dhe i riu shqiptar e ka pasur të pamundur që të dilte.

Nga hetimet fillestare dyshohet se 34-vjeçarit i ka rrëshqit këmba. Ai ishte babai i dy fëmijëve të vegjël./tvklan.al

Burimi: News247.gr