Një burrë transgjinor është në pritje të fëmijës së tij të dytë, 4 vite pasi nisi tranzicionin për t’u shndërruar nga femër në mashkull.

29 – vjeçari Kaci Sullivan nga Winsconsin ka një djalë 5 – vjeç, të cilin e solli në jetë teksa jetonte ende si femër. Tashmë, ai shprehet i ngazëllyer që do të sjellë në jetë një bebe si mashkull.

Kaci mbeti shtatzënë pas 6 muajsh tentativash me të dashurin e tij Steven, pasi bëri një pushim nga marrja e hormoneve mashkullore, në Mars të 2016 -ës për arsye shëndetësore.

Sot, 4 muajsh shtatzënë, ai thotë se shtatzënia e dytë si mashkull është një eksperiencë edhe më e bukur sesa e para.

“Ku mbeta shtatzënë me fëmijën tim të parë, isha ende në fazë tranzitore. Por tani trupi është përshtatur me mënyrën sesi ndihem dhe gjithçka shkon më mirë. Ndihem tepër i lumtur teksa shoh beben që rritet brenda meje”

, tha ai për “DailyMail”./tvklan.al