skenderbeu_beshiktash

Skënderbeu u eliminua nga Europa League pas humbjes 2 – 0 me Beshiktash në Stamboll, por me një lojë për t’u vlerësuar. Futbollistët e ekipit shqiptar ishin disa herë pranë golit me rastet e paraqitura dhe këtë e pranoi trajneri Mirel Josa pas ndeshjes.

Sipas Josës ekipi i tij luajti më mirë se në “Elbasan Arena” duke i lënë më pak mundësi kundërshtarit. Trajneri i Skënderbeut sqaroi se po të kishte shënuar Latifi në fillimin e pjesës e dytë do të ishte më e vështirë për Beshiktashin.

Në Grupin H janë në garë për t’u kualifikuar të gjithë përveç Skënderbeut, që do ta luajë pa presion sfidën e fundit me Lokomotivën e Moskës me 10 Dhjetor në Elbasan. Rezultati i këtij takimi do të vendosë shumë se cilat skuadra do të kualifikohen ne fazën tjetër të Europa League.

Tv Klan