Dixhitalizimi dhe shërbimet elektronike vlerësohen me kontribut pozitiv në produktivitetin e bizneseve në vend.

Këshilli i Investimeve ka publikuar të dhënat e një sondazhi të kryer në 601 sipërmarrje ku evidentohet se 1 në 7 biznese ka nevojë për ekzistencën e një kanali kominikimi për mbështetje në përdorimin e shërbimeve elektronike, kryesisht në aksesin e shërbimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Perceptimi i biznesit ndaj informalitetit vazhdon të jetë në nivele të larta, më shumë se 1 në 7 kompani mendon se përballet me informalitetin në aktivitetin e tij. Trendi është disi më i ulët krahasuar me vitin 2022 edhe pse në rritje krahasuar me vitin 2019.

Bujqësia, tregtia dhe shërbimet janë sektorët me perceptiminin më të lartë të informalitetit. Shmangia e taksave konfirmohet si forma kryesore e shfaqjes së informalitetit në vite, e ndjekur nga puna në të zezë dhe mosregjistrimi.

Konkurrenca e pandershme si faktori kryesor që nxit informalitetin sipas perceptimit të biznesit gjatë viteve 2019 – 2022 është zëvendësuar me barrën fiskale në nivel qendror gjatë 2024.

Tv Klan