Në fund të sezonit Interi dhe Barcelona pritet të konfirmojnë trainerët e rinj.

Luciano Spalletti sipas mediave do t’i bashkohet zikaltërve, ndërsa Ernesto Valverde skuadrës katalanase.

Lëvizjet duket se do të realizohen për të mos humbur kohë me përgatitjet. Luciano Spalletti i është ofruar një marrëveshje 3 – vjeçare. Mediat italiane shkruajnë se mund të ketë një prezantim të hënën.

Drejtuesit e Inter- it që ndryshuan disa trainerë këtë sezon synojnë të kthejnë ekipin në nivelet e dikurshme. Pronarët kinezë kërkuan me ngulmë një trainer me të njohur mes tyre Antonio Conte dhe Diego Simeone. Te Barcelona thuhet se Ernesto Valverde do të jetë pasardhësi i Luis Enriques. Lajmërimi pritet të bëhet pas finales së Kupës së Mbretit më 29 Maj. Valverde, traineri aktual i Bilbao do të ketë një kontratë 2 – vjeçare me opsion edhe për 1 vit tjetër, natyrisht duke u bazuar te rezultatet.

Tv Klan