Te Partizani nuk po gjejnë qetësi. Pas largimeve të disa lojtarëve trajneri Sulejman Starova përjashtoi nga aktivizimi Lorenc Trashin. Shkak u bë reagimi i mesfushorit gjatë miqësores me gjermanët e Berliner Athetik Klub.

Starova thotë për TV Klan se mori masë ndaj Trashit, për thyerje të disiplinës dhe se tani u takon drejtuesve të klubit që të marrin një vendim për lojtarin.

Sipas trajnerit të Partizanit zëvendësimi i futbollistit u bë për ta ruajtur nga dëmtimet për shkak të ngarkesës së lartë.

Starova ka hedhur poshtë zërat se 25-vjeçari nuk është më në planet e tij. Lorenc Trashi është nga lojtarët më të rëndësishëm te Partizani. Ai  është pjesë e të kuqve prej 2014.

Tv Klan