STOP – EMISIONI 183 (SEZONI 2)

Emision: 16.05.2017


Absurdi, bëj chek up-in të marrësh ndihmën ekonomike.
Një udhëzim i ministres së re të Mirëqenies Sociale, Olta Xhacka, detyron përfituesit e ndihmës ekonomike, që të bëjnë dhe dorëzojnë chek-up in, në mënyrë që të marrin shumën e përmuajshme. Ky udhëzim prek pjesën më të varfër të shoqërisë, që jeton me një shifër mujore qesharake. Kryeministri Rama ishte dje në Shkodër, ku deklaroi, se kryebashkiaken Voltana Ademi, nuk do ta merrte në punë as si magaziniere.

Shkodër, kreu i PS flak zyrtaren e partisë, Ditmir Bushati predikon durim.
Shpresa Lekiqi, njihet në Shkodër me nofkën “tezja e PS”. Ajo është socialiste e flaktë, që në vitin 1991. Shpresa tregon, se në tetor 2016 i ofrohet punë si sekretare në degën e PS Shkodër nga kreu i kësaj dege Arvit Osja. Por muajt e fundit nuk u pagua dhe u hodh në rrugë. Pasi nuk e zgjidhi dot në nivel lokal problemin e saj, Shpresa iu drejtua ministrit Ditmir Bushati, në cilësinë e koordinatorit të qarkut. Përgjigja që mori, ishte të kish durim. Në ballafaqimin e Shpresa Lekiqit me kreun e PS Shkodër Arvit Osja, ky i fundit thotë, se në parti janë të gjithë vullnetarë. Por ai nuk shpjegon, as përse është paguar më parë dhe as përse sot, në të njejtin vend paguhet dikush tjetër.

“Në vitin 2015, kur kemi dalë nga Pallati i Sportit, Rama më ka tërhequr nga turma e njerëzve dhe kam dalë në fotografi, gati duke u rrëzuar, duke u përqafuar me Ramën.”

Shpresa Lekiqi ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Partinë Socialiste në Shkodër, pasi ka qenë anëtare e komisionit pothuajse në të gjitha zgjedhjet, prej vitit 1991 deri në 2013 dhe anëtare e Forumit të Gruas Socialiste.  

Unë iu drejtova emisionit “STOP” pas një lodhjeje të madhe që pata me ministrin, direkt me kryetarin e Partisë Socialiste, Arvit Osja. Mbeta e fyer sepse në Tetor 2016 në një takim me gratë e PS, ku ishte zonja Olta Xhaçka, kryetari më ndalon dhe më thotë që do isha sekretare e tij në Marrëdhënie me Publikun. S’kam asgjë personale me kryetarin, por ajo që më vrau është pse unë nuk u pagova, kur kishte persona të tjerë që paguheshin. Unë nuk jam paguar për Shkurtin, Marsin dhe gjysmën e Prillit. Ditmir Bushatit i kam thënë hajde në tavolinë me kryetarin të t’i them të gjitha, por ai më tha që ka folur me Arvitin dhe do e zgjidhte ai. Më thoshte s’kam, por kur s’ke, këta të tjerët si i paguan?”

Shpresa, si provë për punësimin e saj si sekretare në degën e Partisë Socialiste në Shkodër, tregon mesazhet që i ka dërguar në telefon ministrit Bushati sepse nuk kishte kontratë pune, në të cilat ai i ka thënë të ketë durim, pasi nuk ka kohë ta takojë.

Gazetari i emisionit “STOP” së bashku me Shpresën iu drejtuan degës së Partisë Socialiste në Shkodër për të pyetur kryetarin Arvit Osja se pse nuk është paguar Shpresa për punësimin e saj si sekretare në këtë degë. Osja shprehet se Partia Socialiste nuk ka sekretare me pagesë, duke mohuar edhe mesazhet që janë shkëmbyer mes Shpresës dhe Bushatit, e se të gjithë janë vullnetarë. Për sa i përkët, pagesës së saj në muajt e kaluar, thotë se e kanë bërë vetën për ta ndihmuar.

Shpresa – Pse e mohove ti që i ke paguar njerëzit? Mos ik! Pse ikën?! Ti i ke paguar 700 mijë lekë (të vjetra) në muaj asaj.

Gazetari – Është e vërtetë?

Kryetari – Jo, jo.

Shpresa – Lekët deri më një dua unë, asnjë minutë nuk fal. Do të thërrasim policinë! S’keni ku ikni, në Shkodër do jeni!

Arvit Osja largohet, duke refuzuar t’i kthejë përgjigje militantes më të flaktë të Partisë Socialiste për të drejtën e saj.

Skandali në Yzberisht, maturantët gjithë vitin pa libër frengjishteje.
Maturantët e shkollës “Myslym Shima” në Yzberisht, denoncojnë në “Stop”, se gjatë gjithë vitit nuk kanë patur kurrë tekste frengjishteje. Ata janë në prag të provimeve të fundit dhe ndjehen të penalizuar në këtë lëndë.Drejtoresha e shkollës, Mira Hoxha, thotë, se janë zhvilluar të plota, edhe pse me shënime. Mësuesja e frengjishtes bën me faj shtëpinë botuese, që nuk solli librat. Ndërsa drejtoresha e DAR në Tiranë, Eglantina Metani, thotë,se ka për detyrë të zgjidhë situatën dhe zgjidhja e saj ishte, të bëhej mësim me shënime.

Kategori
STOP
0 Komente

Përgjigju

*

*