Një qytetar denoncon në “STOP” se Drejtori i DAR Devollit, Alban Fetolli lëviz me automjet me targa të falsifikuara. Në fakt, targa e tij DV 2486 A ka qenë e një opeli të bardhë, në pronësi të Driton Petro Muçit, i cili ka bërë çrregjistrim të përhershëm.

Gazetarja e “STOP” e ndjek zotin Fetolli nga banesa e tij e deri në Qendrën Shëndetësore të Kapshticës. Zyrtari lokal i arsimit thotë se nuk është makina e tij, por e të atit dhe nuk ka dijeni për targat dhe letrat.

Ndërkohë një patrullë policie zbret në terren, në kërkim të automjetit me targa false, por makina nuk gjendet në vendin ku ishte më herët.

Alban Fetolli ka qenë edhe në të shkuarën protagonist i emisionit investigativ “STOP”, ku në një tjetër denoncim shfaqeshin dokumente të falsifikuara të listës së notave, për të fituar vendin e punës.

14890377_1363052903714595_6396119562450589477_o

Një drejtor si puna juaj me një makinë të tillë, është e jotja?

Është e babait dhe kjo nuk është e imja. Më falni, por jam për një vizitë mjekësore, kam bërë “check up” dhe do të marr përgjigjet sot.

Uroj të dalësh mirë, por ti nuk ke makinën tënde personale?

Jo!

Po pse?! Se ju jeni Drejtor dhe drejtorat në përgjithësi kanë pak më shumë mundësira.

Por çfarë të them unë?

Domethënë është e babait tuaj?

Po!

Çfarë vit prodhimi është?

Nuk e di!

Sa harxhon në përgjithësi për 100 km?

Nuk di ç’të them, nuk e kam matur me saktësi.

Ah se harrova Drejtor, këto targat a janë të sakta?

Nuk e di, babai e ka.

A mund t’i shikojmë pak dokumentet, në emër të kujt është automjeti?

I ka babai pra, dokumentet.

Po si lëvizni pa dokumente?

Këtu në fshat?

Po! Në fshat, në qytet kudo që lëvizni dokumentet duhet të jenë në makinë se mund të ndalojë postblloku i policisë, çfarë do t’i nxjerrësh ti? Apo kartën e Drejtorit?

Jo s’kam absolutisht kartë Drejtori.

Jo, në kuptimin që, në momentin që të ndalon policia, ti po thua që për momentin po lëviz pa letra, si ka mundësi?

Jo nuk është punë pa letrash, por makina është për momentin, me çfarë di unë, është në emër të babait dhe babai e ka mbyllur përkohësisht.

Si e ka mbyllur përkohësisht? Çfarë ka mbyllur?

Makinën!

makina

Prej sa kohësh dispononi këtë makinë me këto targa?

Po nuk e di pra, është makinë e babait, nuk di çfarë targash ka, se di.

Po sot ç’ne, se ti dole nga shtëpia jote, apo ke fjetur sot te babai? Ku ke fjetur sot?

Babain e kam këtu në fshat.

Po makina, ç’ne në shtëpinë tënde?

E pati lënë babai sepse është në Korçë.

Ah, mirë faleminderit!

Gazetarja e “STOP” iu drejtua Alfred Memsurit, Shefit të Krimeve në Komisariatin Devoll, ku e vuri në dijeni në lidhje me këtë falsifikim targash.

14918982_1363052907047928_6582061764224792335_o

Shtetasi Alban Fetolli, me detyrë drejtor i DAR Devoll, nuk e di nëse e keni vënë re apo jo, por lëviz me një “Benz” me targa DV 2486 A. Kjo makinë është e dyshimtë, sepse këto targa i përkasin një “Opeli”, që është çrregjistruar. Nuk e di e keni vënë re apo jo, por duam që tani siç jemi të dalim të verifikojmë rastin në terren dhe nëse rezulton kështu,  sepse unë kam burime absolutisht të sigurta, të shkojmë ta bllokojmë, sepse fundja ju gjobisni njerëz me të drejtë për një rrip sigurimi, dhe jo me një makinë që ai as letrat minimumi nuk i kishte.

Unë do të vë në dispozicion, do të flas me Shefin e Komisariatit dhe do të vë në dispozicion Shefin e Qarkullimit dhe të dilni në terren.

Gjatë verifikimeve në terren, mjeti i Alban Fetollit, që sipas tij është në emër të babait, nuk gjendet dhe kërkimet ende vazhdojnë…

14889790_1363052900381262_3680076577762825620_o

Ndërkohë, Erion Bicaj, Shef i Komisariatit Devoll, shprehet se do të bëjë të pamundurën për kapjen e këtij mjeti që disponon Alban Fetolli.

Duke iu falenderuar në radhë të parë për bashkëpunimin, ju sqarojmë se nga Komisariati ynë, të gjitha shërbimet do ta ndjekin këtë problem. Duke qenë se është shkelje administrative, Shërbimi i Qarkullimit Rrugor do të marrë masa, por njëkohësisht do të verifikohen të dyja targat e mjetit, nëse ka lidhje me ndonjë problem falsifikimi me Krimin Ekonomik. Do të bashkëpunohet edhe me sektorin në Drejtorinë e Korçës dhe për çdo gjë do t’iu njoftojmë, maksimumi brenda javës. Nëse konstatohet në qarkullim do bllokohet menjëherë, kjo është e sigurt 100% dhe është pak faji ynë që nuk është konstatuar më parë.

/tvklan.al