Vijon fenomeni i zbardhjes së koraleve, i katërti i dokumentuar deri më sot. Konfirmimi mbërrin nga Agjensia amerikane për Atmosferën dhe Oqeanet NOOA. Stresi termik është shkaku kryesor i humbjes së pigmentit të koraleve, që vjen si pasojë e vdekjes së algave që jetojnë në simbiozë me to. Shtrirja është mjaft e lartë, nga Oqeani Atlantik, Paqësor dhe ai Indian.

Duke nisur nga viti 2023 e në vazhdim zbardhja masive e barrierave koralore ka prekur vendet tropikale, përfshirë Florida, Caraibet, Brazilin, Meksikën, El Salvador, Costa Rica, Panama, Kolumbi. Gjithashtu e prekur është barriera e madhe koralore australiane, por edhe zona të gjera në Fiji, Tuvalu, Kiribati, Samoa dhe Polinesi Franceze, Detin e kuq, Gjirin Persik por edhe Tanzani, Kenya Seychelles etj në Oqeanin Indian.

Uji i oqeaneve shënon temperature në rritje, gjë që sjell efekt zinxhir, dhe nëse vijojnë për kohë të gjatë, nuk rrezikohet vetëm zbardhja e tyre, por edhe zhdukja e këtyre gjallesave.

Klan News