Kur studentët e Fakultetit të Arteve Pamore, e konkretisht të Atelierit të Qeramikës, veprat i nxjerrin në publik në çdo fund viti akademik, ajo që i urojnë vetës është, që krijimet e tyre të mos përfundojë gjithnjë në magazinat e shkollës.

Në ekspozitën e radhës, Marçela Llana, që sapo mbylli 3 vjetorin e parë të shkollës së lartë, prezantohet me tre vepra. Njëra, është një bllok banimi në miniaturë në Tiranë dhe që në këndvështrimin e saj dhe me aq sa i tolerojnë njohuritë mbi skulpturën në park, kjo vepër mund të përbëjë një të tillë.

Një ide që pedagogët po angazhohen ta konkretizojnë, për mos t’i çuar dëm këto vepra arti, që ata i cilësojnë si prurje të mira artistike.

Punësimi është halli i vazhdueshëm për këta studentë.

Veprat e Marçelës dhe shokëve të saj të klasës do të qëndrojnë në Galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore deri të dielën.

Tv Klan