Një ushtar i NATO-s, është vrarë dhe gjashtë të tjerë nga personeli janë plagosur në Afganistan, pasi një sulmi të talebanëve me makinë bombë, ndaj karvanit të kësaj ushtrie.

Zyrtarë nga misioni mbështetës i NATO-s, kanë thënë se sulmi ka ndodhur dje në provincën e Kabulit.

Të lënduarit janë duke u trajtuar në spital, ndërsa është bërë e ditur se dhjetëra civilë janë lënduar po ashtu gjatë këtij sulmi.

Talebanët e kanë marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmin.

Zyrtarët kanë thënë se ushtari i vrarë nuk është amerikan, mirëpo nuk kanë dhënë detaje shtesë.

Një tjetër sulm me makinë bombë ka ndodhur dy ditë më parë, në të cilin kanë vdekur 2 ushtarë në qytetin Kandahar, Afganistan.

Edhe për atë sulm përgjegjës kanë thënë të kenë qenë talebanët.

Sulmet kanë vënë në pah rreziqet me të cilat përballët ushtria amerikanë në Afganistan, derisa presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është duke konsideruar mundësitë e rritjes së trupave për t’i dhënë fund luftës me talebanët. /REL