Ndeshja më e rëndësishme e javës së 8 të kampionatit do të jetë ajo e orës 17, Skënderbeu – Kukësi.

Korçarët në vendin e parë të renditjes humbën në takimin e javës së shkuar me Tiranën dhe tashmë edhe pse Kukësi është në vendin e tretë me 5 pikë më pak, nuk e shohin pozicionin e tyre të rrezikuar.

Andrea Agostinelli:

“Ajo që ndodh ndaj Kukësit nuk do të vendosë suksesin në kampionat. Ky do të jetë një kampionat i ekuilibruar, ashtu si ai i vitit të kaluar. Shpresoj të kthehemi te triumfi. Ndaj Kukësit është një përballje që absolutisht mund ta fitojmë prej forcës dhe cilësive tona, por ndeshemi me një skuadër të fortë dhe vetëm fusha do ta thotë fjalën e fundit.”

Edhe pse përballen me vendin e parë, me Skënderbeun që ka 6 vjet që po dominon futbollin kombëtar, kuksianët thonë se do të luajnë si të barabartë.

Ernest Gjoka:

“Ne do të luajmë kundër Skënderbeut dhe do të jemi të përgatitur për të gjitha situatat. Nuk mendoj se Kukësi është skuadër inferiore, ne kemi strategjinë tonë. Ne do të ndërtojmë strategjinë tonë dhe do të marrim masat tona.”

Përballja e sotme do të jetë edhe një sfidë mes sulmuesit Pero pejic që është golashënuesi më i mirë i kampionatit me 6 gola dhe ndjekësit të tij, Hamdi Salihi me 5 gola i cili luan për Skëndërbeun.

Tv Klan