Me llogaritë e titullit të mbyllura, Bajer Leverkusen e zhvendos vëmendjen në kompeticionet e UEFA-s. Fitorja 2-0 ndaj Uest Hem në ndeshjen e parë të Europa League i favorizon për të shkuar në gjysmëfinalet e turneut. Mision që për trajnerin Shabi Alonso skuadra ka gjithë potencialin për ta kompletuar pasi ka uri.

“Ekipi nuk më ka dhënë asnjë arsye për të dyshuar për angazhimin e tyre. Ndjej urinë dhe dëshirën e lojtarëve për të vazhduar. Sigurisht që ne do të jemi gati. Unë kam të gjithë besimin se do të luajmë këtu për të shkuar përmes.”

Në të njëjtën linjë gjendet edhe futbollisti me origjinë shqiptare dhe ylli i skuadrës, Granit Xhaka.

“Nëse jeni në një çerekfinale, uria është dhe në fushë zbresim gjithmonë për të fituar. Kemi folur mjaft për sfidën ku u bëmë kampionë, por e dimë që ndaj Uest Hem është një ndeshje e rëndësishme, ashtu siç edhe sfidat e kampionatit. Të gjithë jemi në formë dhe shpresojmë se do të kemi një ndeshje të shkëlqyer”.

Bayer Leverkusen synon që të ruaj trendin e rezultateve pozitive. Deri më tani, gjermanët kanë 43 ndeshje radhazi pa humbje.

Klan News