Në të gjitha rastet unë them se një deputet është normale të interesohet për çdo gjë që është në zonën e vet elektorale. Ama nuk kam marrë asnjë telefonatë që të thotë liroje atë, ose liroje këtë. Nuk kishte kurrë guxim njeri të ma kërkonte mua, deputet e jo deputet të më kërkonte mua të mos bëja detyrën. Kurrë se kishte guximin. Dhe këtë ia di sigurisht për faleminderit më së pari Edi Ramës, i cili ka pasur kurajo qeverisëse të atillë sa t’i japë imunitet në thonjëza ministrit të tij të brendshëm që të përballet edhe me deputetë apo me pushtetarë apo pronarë mediash, pa pasur merakun që i cenohej pushteti i vet apo…

Një marrëveshje e paske bërë me Ramën përderisa e mbylle kështu me kryeministrin.

Skam asnjë marrëveshje dhe skam as nevojë të bëj marrëveshje me të. As dëshirë skam të bëj marrëveshje. Por të them një të vërtetë, jo domosdoshmërish është marrëveshje Fevzi. Ti këtë e thua se e para ke në mend se jam i tradhtuar dhe e dyta e mendon se kam bërë një marrëveshje. Unë me Edi Ramën dhe me këdo skam as ndërmend as dëshirë të bëj marrëveshje për të vërtetën që dua ta kërkoj vetë.

/tvklan.al