Presidenti i Koresë së Jugut, Mun Xhae In dhe lideri komunist i Veriut, Kim Jon Un, u takuan këtë të shtunë në zonën e demilitarizuar mes dy Koreve.

Takimi ishte i paparalajmëruar dhe është i dyti mes liderëve në vetëm pak javë. Seuli dhe Peniani së fundi janë angazhuar në procesin e paqes dhe marrëveshjen e shumëpritur mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve.

Takimi historik mes Donald Trump dhe Kim Jong Un u anulua nga presidenti amerikan, por zhvillimi i tij më 12 Qershor në Singapor mbetet ende një mundësi e hapur.

Tv Klan