TASKASATaksa e re e banesës ka hyrë në fuqi në datën 1 janar, por nga njësitë bashkiake po mblidhen me tarifat e vjetra. Minibashkitë thonë se Ministria e Finacave nuk e ka përcjellë tek njesitë vendore udhëzimin që përcakton rritjen e tarifave. Ndaj vendorët thonë se nuk i ndalojnë dot qytetarët të kryejnë pagesat.

Por përfaqësues të Ministrisë së Financave sqarojnë për Tv Klan se ligji ka hyrë në fuqi në datën 1 janar dhe është botuar në fletoren zyrtare, çka do të thotë se minibashkitë duhet të fillojnë menjëherë  të mbledhin taksën me tarifat reja.

Pavarësisht paqartësive midis finacave dhe  njësive bashkiake, ende nuk dihet se si do veprohet me ata qytetarë që kanë paguar taksën e banesës me variantin e vjetër.

Me hyrjen në fuqi të paketës fiskale, taksa e banesës që paguajnë qytetarët për apartamente e ndërtuara para vitit 1993 nga 10.5 lek për metër katror bëhet 15 lekë, ndërsa për banesat pas këtij viti rriten nga 20 në 30 lekë për metër katror.