tartufi

I mungoi skenës së Teatrit Kombëtar për 68 vite. Është regjisori Erion Kame që risjell “Tartufin”, kryeveprën e Molierit.

Edhe pse ngjarjet zhvillohen në Francën e 1600- ës, ku shtresa e klerit mundohet të pasurohet në mënyrë të shpejtë, duke shfrytëzuar postin dhe mendjelehtësinë e shtresës borgjeze, vepra nuk e humbet aktualitetin e saj, ndryshojnë personazhet por jo fabula. Ende sot në përditshmërinë tonë ndeshim një “Tartuf”.

Regjisori ua beson karakteret kryesore të  Molierit veteranëve të skenës së teatrit. Komedia që nuk njeh kohë do të jetë një rikthim tek publiku për dy aktorët Rajmonda Bulku dhe Justina Aliaj.

“Tartufi” që mbart forcën për të ndryshuar njerëzit ngjitet në Teatrin Kombëtar në 30 Maj.

Tv Klan