Kjo veçori e cila është akoma duke u testuar, është dizenjuar për t’i lejuar miqtë të gjejnë njëri-tjetrin më shpejt.

Kjo do t’u mundësojë përdoruesve gjurmimin e miqve në kohë reale.

Gjurmimi lokal gjendet tashme në versionin beta të aplikacionit të chat-imit, si në Android (Versioni 2.16.399) dhe iOS (versioni 2.17.3.28).

Në këtë mënyrë, përdoruesit do mund ta bëjnë vendndodhjen e tyre të dukshme për anëtarët e një grupi chati, duke i lejuar ta gjejnë njëri-tjetrin më shpejt për t’u takuar në kohë reale.

Përdoruesit do mund ta bëjnë të vlefshëm opsionin Live Location Tracking për një periudhë të limituar kohe, përkatësisht 1, 2 ose 5 minuta./tvklan.al