Koreja e Veriut ka bërë një hap pas në mesin e krizës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lideri komunist, Kim Jong-un shqyrtoi planin për sulmin në territorin amerikan të ishullit Guam dhe vendosi që Koreja nuk do të godasë. Peniani do të qëndrojë në pritje të veprimeve amerikane dhe më pas do të marrë një vendim.

Zhvillimet e fundit dëshmojnë për një pauzë në luftën e ashpër të fjaleëve mes dy vendeve. Megjithatë, komandanti i forcës strategjike të Koresë së Veriut është në pritje të urdhrave, pasi sipas tyre, çdo opsion ushtarak është gati.

Një ditë më parë, Presidenti i Koresë së Jugut, Mun-Jae-in i kërkoi SHBA-ve të mos e nisin sulmin ndaj gadishullit Korean pa pëlqimin e tij, duke thëne se askush nuk mund të vendosë të ndërmarrë veprime ushtarake pa pëlqimin e Koresë së Jugut.

Ngadalësimi i dukshëm i retorikës provokative të Penianit ende nuk ka marrë përgjigjen e njëjtë nga Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, analistët janë të mendimit se Koreja e Veriut nuk është plotësisht e gatshme të nisë një sulm kundër Guamit, ndërsa të tjerë mendojnë se me një vend aq sekret sa veriu komunist nuk mund të jesh kurrë i sigurtë se çfarë po ndodh.

Tv Klan