Ky pallat shumëkatësh i ngritur mbi murin e portës hyrëse të Rrugës Egnatia, në Durrës, është ndërtuar ne kundërshtim të hapur me ligjin.

Një rregullore e vitit 1989 për mbrojtjen, restaurimin dhe administrimin e tokës, e publikuar ne emisionin “Stop”, e ndalonte automatikisht kompaninë “Best Construction” të Agim Xhelilit që të hidhte beton mbi këtë zonë, me zbulimin e faktit se nëntoka fshihte një prej pasurive më të çmuara arkeologjike.

Arkeologu Mojkom Zeqo thotë se rregulloja e vitit 1989 është ende në fuqi.  Nëse kjo rregullore do të zbatohej, skandali i ndërtimit të pallatit mbi murin e “Portës së Artë” të rrugës Egnatia do te ishte shmangur dhe ndërtuesi Agim Xhelili do te duhej ta kishte ngritur atë disa metra me tutje.

Ky pallat konsiderohet si një nder skandalet me të mëdha ne shkatërrimin e trashëgimisë kulturore. Dhe ky shkatërrim, si për ironi te fatit, i është bërë Durrësit në kohen kur ndërtuesi Xhelili sapo ishte shpallur “Qytetar Nderi” i tij, me një vendim të Bashkisë./ TV KLAN