Thomas strakosha është heroi i Lazios. Portieri i kombëtares shqiptare priti penalltinë e Dybalas në minutën e fundit të takimit duke konfirmuar fitoren e skuadrës së tij dhe evituar barazimin e Juventusit. Pas Etrit Berishës kjo është hera e dytë që Dybala dështon përballë portierëve të Kombëtares shqiptare.

Juventus e filloi ndeshjen si fituese, për faktin se luante në fushën e saj. Në mesin e pjesës së parë Daouglas Costa shënon për ekipin e Allegrit.

Me fillimin e së dytës Immobile gjeti barazimin ndërsa pas vetëm 7 minutash Lazio fitoi një 11-metërsh që u kthye në gol sërish nga Immobile.

E papranueshme për Juven kjo humbje që fitoi një 11-metërsh, të cilin arbitri i takimit e konfirmoi me anë të Video Asistenit.

Strakosha ishte i gatshëm duke i gjetur anën goditjes së Dybala dhe duke çuar në ekstazë futbollistët e Lazios.

Sipersfida tjetër e javës së 8 Roma – Napoli përfundoi me fitoren e kryesueses së kampionatit që tashmë ka 8 fitore radhazi./Tv Klan