Një ditë pas vendimit të komisionit të Etikës në FSHF për heqje të titullit kampion Skënderbeut, një grup tifozësh korçarë kanë reaguar duke e konsideruar vendimin me prapavijë politike.

Edhe pse të paktë në numër, këta tifozë i kanë dhënë mbështetje zyrtarëve të klubit që ta ndjekë këtë çështje në mënyrë që të bëhet drejtësi sportive.

Klubi i Futbollit Skënderbeu ka kërkuar zyrtarisht argumentimi i vendimit si dhe thotë se Etika transformoi  një vendim administrativ në një vendim disiplinor, pa pasur qoftë edhe një provë të vetme të drejtpërdrejtë apo indirekte mbi të akuzuarin.

Tv Klan