Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë në nivelin më të ulët historik që nga koha e Luftës së Ftohtë. Është ky qëndrimi zyrtar i shefit të politikës së jashtme amerikane, Rex Tillerson i shprehur gjatë një interviste për NBC – News.

“Marrëdhënia me Rusinë është, në një pikëpamje të përgjithshme, me një nivel shumë të ulët besimi që nga fundi i Luftës së Ftohtë.”

Sipas tij, një tjetër ‘rimëkëmbje’ në marrëdhëniet me Rusinë është e pamundur pasi dy vendet nuk mund të harrojnë dallimet mes tyre.

“SHBA dhe Rusia duhet të marrin në konsideratë të gjitha dallimet dhe problemet që ekzistojnë mes tyre dhe t’i diskutojnë ato hapur nëse vërtet dëshirojnë të përmirësojnë marrëdhëniet.

Qëndrimet e Tillerson vijnë në kohën kur çështja e ndërhyrjes Ruse në zgjedhjet Presidenciale amerikane është kthyer në temën më të nxehtë të debatit politik.  Sipas ligjvënësve demokrat shkarkimi i kreut të FBI – së, Xhejms Komi  lidhet pikërisht me hetimin mbi marrëdhëniet  e Trump me Rusinë gjatë zgjedhjeve.

/TvKlan