Tirana vazhdon të mbetet jo vetëm qyteti më i ndotur në vend, por edhe me i zhurmshëm. Agjencia Kombëtare e Mjedisit i konsideron këto dy faktorë si kërcënim serioz për jetën e qytetareve. Në raportin e fundit kjo agjenci thotë se gjatë monitorimit, grimcat e pluhurit në disa zona në kryeqytet kane arritur të jenë edhe deri në 119% më të larta se norma e Bashkimit Europian. Ky nivel është konstatuar në zonën e 21 Dhjetorit.

Julian Beqiri tha se “Tirana vazhdon të mbetet qyteti më i ndotur, jo vetëm për nivelin maksimal të grimcave në atë zonë, por edhe sa i përket numrit të ditëve.”

Pas Tiranës, më të ndotur renditen qytetet si Lushnja, Fieri, Lezha dhe Korça.

Pasi tejkalon normat e lejuara të ndotjes, Tirana kërcënohet edhe nga zhurmat duke kaluar mbi 20% normat e lejuara të BE, si gjatë ditës ashtu edhe natës.

Shkak për nivelin e ndotjes sipas Agjencisë Kombëtare të mjedisit mbetet numri i lartë i automjeteve, përqendrimi i larte i popullsisë dhe aktivitetit tregtar.

/Tv Klan