Përbërësit:

300 gr gjizë

60 gr djath Parmigiano

120 gr arrë kokosi e grirë

80 gr bajame të grira

Kripë, piper

Arrë moskat

Bukë e thekur e grirë

Disa degë kopër

Përgatitja:

Marrim një tas në të cilin përziejmë parmigianon, bajamet, kripën, piperin, arrën moskat dhe bukën e thekur të grirë, derisa të krijohet një masë brumi.

Formojmë topa të vegjël, më pas disa prej tyre i lyejmë me arrë kokosi të grirë dhe disa të tjerë me gjethe kopër të grira imët.

Ruhen në frigorifer deri në momentin që do t’i shërbejmë.

Këto toptha janë perfekt për shtrime tryezash në kopsht, apo darka ndërmjet miqsh./tvklan.al