Një ngjarje tragjike ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen Marousi të Athinës, në Greqi. Një 19-vjeçar është vrarë nga tre persona të paidentifikuar. I riu ishte nën shoqërinë e të dashurës së tij.

Ata po qëndronin në një park rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, ku u sulmuan nga tre autorët. 19-vjeçari u qëllua me thikë në kraharor dhe në bark, plagë të cilat i shkaktuan vdekjen. Policia greke dyshon se shkak i vrasjes mund të ketë qenë skenari i një grabitje. Ky variant mbështetet edhe nga versioni i dhënë në polici i vajzës 18-vjeçare që shoqëronte viktimën.

Ajo u tha hetuesve se autorët i kërkuan paratë dhe celuarin të riut. Ajo deklaroi gjithashtu se të tre të dyshuarit kishin vendosur kapuç në kokë. Megjithatë policia nuk përjashton as pistën e larjeve të hesapeve. Hetuesit janë duke kërkuar për dëshmitarë të tjerë që mund të kenë parë ngjarjen dhe të japin informacione të vlefshme.

/tvklan.al