Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Autoritetin e Aviacionit Civil, ka kryer 3 testime të fshehta të sigurisë në aeroportin e Rinasit. Simulimi është bërë në datën 20 Prill pikërisht nga e njëjta portë nga ku hynë grabitësit e 1 milionë eurove.

Në raportin e përgatitur, siguria e aeroportit të vetëm në vend ka rënë për 10 minuta.

raporti 2

Raporti konfindecial, të cilin e disponion edhe Televizioni Klan, i është dorëzuar Ministrisë së Transporteve, në mesin e muajit Maj dhe tregohet se sa shpejt u cënua siguria e aeroportit.

Në shkresë sqarohet se në të tre testet, kompania që merret me sigurinë e pistës, ICTS, dështoi. Në testin e parë u fut një sasi eksplozivi dhe detonatori në bagazhin e dorës së një personi.

1

“Testimi i parë ka kaluar pa u vërejtur nga ana e stafit të sigurisë në pikën e kalim-kontrollit për pasagjerët, në terminalin e aeroportit, para hyrjes në zonën e kufizuar të sigurisë. Testuesja që do të udhëtonte si pasagjere, e kishte fshehur artikullin e ndaluar në bagazhin e dorës dhe në tentativë arriti ta kalonte kontrollin e sigurisë pa u diktuar”.

Në testin e dytë u fut një thikë, e cila konsiderohet armë e ftohtë, përmes daljes së stafit dhe ekuipazhit në terminal.

2

“Testimi i dytë ka kaluar pa u vërejtur nga ana e stafit të sigurisë në pikën e kalim-kontrollit për ekuipazhin dhe stafin. Në terminalin e aeroportit, para hyrjes në zonën e kufizuar të sigurisë, testuesja, teksa u paraqit me fletëhyrje të rregullt si staf i AAC, e kishte fshehur artikullin e ndaluar në njërën nga këpucët e saj dhe në tentativë, arriti ta kalojë kontrollin e sigurisë pa u diktuar”.

Por më e rënda sqarohet në raport është çarja e rrethimit dhe futja e personave brenda tij, pa u pikasur nga kamerat apo punonjësit e sigurisë. Thyerja e perimetrit të sigurisë, ka ndodhur pikërisht nga porta ku hynë tre grabitësit.

3

“Përpjekja për të kaluar nga zona publike në zonën e kufizuar të sigurisë në aeroport, nga rrethimi i pistës në anën perëndimore, në afërsi të stacionit të furnizimit me karburant. Testimi i tretë ka kaluar pa u vërejtur nga ana e stafit të sigurisë në shërbim të ruajtjes dhe patrullimit si dhe nga operatorët në sallën e kamerave. Testuesi, artikujt e ndaluar i përdori për mbi 10 minuta në tentativën e tij për të realizuar hyrje të paautorizuar nëpërmjet rrethimit të aeroportit, në zonën ajrore në afërsi të stacionit të furnizimit me karburant të avionëve”.

Në përbërje të grupit për testimin e fshehtë kanë qënë Bujar Hazizaj, me pozicion drejtues. Anëtarë kanë qenë Adelina Gjoni, Klesti Dubali, Ridvan Resuli, Klarita Angjeli dhe Laert Kokonozi.

fund

Tv Klan