Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, tha se treni serb nuk do të futet në Kosovë dhe se kthimi i tij prapa është veprimi i duhur.

“Kthimi prapa i aktij treni është veprim i duhur dhe hyrja e tij nuk do të lejohet, nëse do të hynte do të trajtohej në përputhje të plotë me ligjet e Kosovës”.

Mustafa e cilësoi këtë situatë si të panevojshme dhe një lojë të pandershme të Serbisë.

“Shqetësimin që kemi pasur dhe kemi përjetuar me një situatë të panevojshme të krijuar nga Serbia, në kuadër të lojëravre te pandershme, bashkëndjej me ju dhe ju falënderoj për përkrahjen”.

Më tej, Mustafa u shpreh se qeveria e Kosovës dhe të gjitha dikasteret janë angazhuar në këtë çështje.

Qeveria e Kosovës dhe të gjitha dikasteret e saj, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Infrastrukturës, Autoritetit Rregullativ të Hekurdhave, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe autoritetet e tjera janë angazhuar gjatë gjithë këtyre ditëve për të trajtuar këtë çështje”.

Kreu i qeverisë së Kosovës tha se janë marrë të gjitha masat që ky problem të adresohet dhe treni serb i nisur nga Beogradi, të mos futet në territorin e Kosovës.

“Së bashku me kryetarin e Kuvendit dhe në konsultime me presidentin, kemi marrë të gjitha masat që të informojmë faktorin ndërkombëtar, kemi mobilizuar të gjitha institucionet dhe janë ndërrmarë masat adekuate që të adresohet ky problem. Gjatë kësaj kohe kemi zhvilluar takime në mënyrë që të sensibilizojmë synimet e mbrapshta të Serisë për të destabilizuar situatën. Kemi mbajtur edhe takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe kemi marrë vendim, që institucionet të ndërrmarrin të gjitha veprimet ligjore dhe kushtetuese”.

//KlanKosova/tvklan.al