Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, thotë se ai është i hapur për të bashkëpunuar me Rusinë dhe Kinën.

Trump i tha “W

all Street Journal

” se sanksionet e reja që i janë vendosur Rusisë do të mbeten në fuqi për një periudhë kohe, por më pas do të hiqen. Ai, po ashtu, tha se politika e një Kine, në të cilën SHBA nuk njeh Tajvanin, është në tryezën e bisedimeve.

Ndërkohë, komiteti ii Senatit amerikan do të hetojë pretendimet  se Rusia u përpoq të përzihem në zgjedhjet presidenciale.

Në intervistën e tij, Trump tha se sanksionet mbi Rusinë mund të hiqen nëse Moska ndihmon Uashingtonin në luftën kundër ekstremizmit islamik dhe çështjet e tjera.

“Në qoftë se Rusia do të na ndihmojë, nuk ka asnjë arsye pse të sanksionohet, nësë është duke bërë gjëra të mëdha dhe të rëndësishme për ne”.

Ai tha se shpreson për një takim me presidentin Vladimir Putin.

Ndërsa për sa i takon Pekinit, Trump tha se Kina duhet të lejojë kompanitë amerikane të konkurrojnë duke hapur monedhën e saj./tvklan.al