Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka kërkuar që të mbahen larg zgjedhjeve dhe fushatës zgjedhore paratë e siguruara nga droga përgjatë viteve të fundit.

Në një postim në “Twitter”, OSBE tha”2013: 1 000 tonë kanabis, me vlerë fundore tregu prej rreth 2 miliardë eurosh në BE.

2016: U shkatërruan 2.5 milionë bimë kanabis = mbi 1000 tonë marijuanë = sukses i mbarë. Por, ende vijon të kapet në Shqipëri dhe jashtë.

2017: OSBE-ja fton të gjitha partitë të punojnë për të identifikuar mjetet për t’i mbajtur 2 miliardë eurot e 2013-ës dhe paratë e freskëta nga droga jashtë zgjedhjeve dhe fushatës.”

“Prezenca OSBE mirëpret qëndrimin e fortë të qeverisë & opozitës kundër kanabisit. Plani i veprimit kundër kanabisit i mirë; duhet zbatim i fortë.”

Më tej, ajo kërkoi që reforma zgjedhore të fokusohet tek transparenca e financimit të fushatave, kuotat gjinore, ashpërsimi i dënimeve për shkeljet, media.

“Protestat,e drejtë demokratike, por dialogu duhet të vijojë në parlament. Bojkoti ngadalëson reformën në drejtësi, e bën atë zgjedhore të pamundur,” tha OSBE. /tvklan.al