Një person u gjet i vdekur pasditen e kësaj të hëne në fshatin Mujalli të Fierit. Disa orë pasi u zbulua policia bëri të mundur identifikimin e tij. Kështu në një njoftim për mediat policia tha se viktima është një 70-vjeçar me iniciale S. P., banues në lagjen “15 Tetori” Fier, për të cilin djali i tij ka bërë kallëzim në Polici në datë 28.10.2021 se i ati (i cili vuan nga sëmundja e sklerozës) është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Gjatë kqyrjes paraprake nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim./tvklan.al