Një nënë nga Kanadaja i detyroi fëmijët të ecnin më shumë se katër milje për të shkuar në shkollë pasi ata ishin treguar të pasjellshëm me shoferin e tyre të autobusit.  

Gruaja e paidentifikuar, nga Harrow, në provincën kanadeze të Ontarios, u dha fëmijëve të saj të mbanin në duar edhe një pankartë ndërkohë që ecën dy orë në këmbë, në kushte të vështira atmosferike.

Në pankartë shkruhej: “

Ishim të pasjellshëm me shoferin tonë të autobusit! Mami na detyroi të ecnim”.

Ndëshkimi i realizuar me shumë kreativitet, është shpërndarë më shumë se 38.000 herë në rrjetet sociale pasi ajo e postoi në Facebook.

Ajo shkruante:

“Djemtë e mi janë treguar të pasjellshëm ndaj shoferit të tyre të autobusit dhe dje kam marrë një telefonatë nga shkolla, ku m’u bë një vërejtje. Pra këtë mëngjes kemi ecur shtatë km për t’u treguar fëmijëve të mi se çfarë ndodh kur nuk sillen mirë”./

tvklan.al