van damme

“Koha nuk pret askënd, përveç Jean Claude Van Damme”. Kështu e përshkruan britanikja DailyMail, daljen në publik të aktorit të famshëm hollivudian, sot 54 – vjeç.

Ylli i filmave aksion, u fotografua gjatë fundjavës në Venezia, ku u shfaq pak a shumë në të njëjtën formë trupore si në filmin “Bloodsport”, në 1988. Pavarësisht se kanë kaluar plot 26 vjet, për Van Damme koha duket sikur nuk kalon.

Van dammee

Artisti i arteve marciale sapo ka përfunduar xhirimet për vazhdimin e filmit të 1989 -ës, “Kickboxer Vengeance”.

Vazhdimi i këtij filmi, pritet të dalë në kinema vitin e ardhshëm duke e rikthyer në ekranin e madh aktorin belg. /tvklan.al