Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen gjatë kohës që ishte duke udhëtuar me automjetin e tij. Sipas mediave italiane, 35- vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka pësuar infarkt  gjatë kohës që ishte duke drejtuar automjetin dhe më pas ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një makinë tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në në “Trento” në Parma të Italisë.

Nga hetimet paraprake rezulton se ka qenë infarkti, ç’ka ka bërë që 35- vjeçari të humbasë kontrollin, gjithsesi do  të jetë autopsia, e cila do të tregojë shkakun e vërtetë të kësaj ngjarje të rëndë./tvklan.al