Ndërsa çiftet në mbarë botën janë duke festuar ditën e Shën Valentinit, Japonia po përballet me një krizë në marrëdhëniet seksuale. Sipas një studimi rezulton se çiftet në Japoni kanë humbur “shkëndijën” në dhomën e gjumit.

Rezultatet e të këtij studimi tregojnë se gati gjysma e çifteve të martuara në Japoni kryejnë  marrëdhënie seksuale një herë në muaj.

Sondazhi i kryer për organizimin e planifikimit familjar ka përfshirë një total prej 3000 persona të moshës 18-49 vjeç, duke përfshirë 655 burra dhe gra të martuara. 47.2% e të anketuarve të martuar (numër rekord për të dhënat globale), ka pranuar se jeta e tyre seksuale ka qenë e ngrirë dhe është e kufizuar në vetëm disa kontakte në vit.

Reduktimi i dëshirës seksuale në mesin e japonezëve të martuar janë edhe më dramatike, nëse krahasohet përqindja e martesave në vitin. 2014 me ato të vitit 2016.

Disa ekspertë thonë se rezultatet e studimit pasqyrojnë një rënie të dëshirës seksuale vjo vetëm në Japoni, duke theksuar se të njëjtat simptoma shfaqen në vende të tjera të industrializuara, ku koha për intimitet është luks./tvklan.al