Situata në Venezuelë po bëhet gjithnjë e më e dhunshme teksa vendi ka hyrë në ditën e 50 të protestave kundër qeverisë dhe presidentit Maduro.

Fundjava ka kaluar me pamje horror. Një personi iu vu zjarri nga vetë protestuesit gjatë një proteste në Karakas. Presidenti Maduro akuzoi menjëherë protestuesit e opozitës për kryerjen e një akti barbar duke e krahasuar me veprimet e ISIS.

Protestuesit thanë se i riu që u lincua ishte hajdut dhe dikush i hodhi benzinë e i vuri pastaj zjarrin. Personi, i cili edhe u qëllua katër herë me thikë para se t’i vihej flaka, ndodhet në spital.

Gati dy muaj protesta kanë shënuar të paktën 47 viktima në Venezuele. Ndërkohë vendi po vuan mungesa të mëdha të ilaçeve dhe ushqimit. Episodet e grabitjeve dhe thyerjes së rendit e ligjit janë të shpeshta.

Opozita akuzon qeverinë se ka sulmuar institucionet demokratike dhe se po keqmenaxhon ekonominë.

Tv Klan