Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë sot i nënshtrohet procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të saj. Për këtë pozicion ka vetëm një kandidat, Albin Kurti.

Ndërkohë që po mbahen zgjedhjet e brendshme në këtë parti, ajo po kalon nëpër një periudhë të pazakontë, kur deri tani kanë dhënë dorëheqjen e tyre, përveç Visar Ymerit nga posti i kryetarit edhe anëtarë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm bashkë më të.

Zgjedhjet për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje fillojnë në orën 10:00.

/klankosova