vic-man

Ajo njihet për pamjen dhe qëndrimin e saj serioz në publik, duke krijuar imazhin e një femre me karakter fortë e të sertë, që nuk qesh asnjëhere.

Por Victoria Beckham di të jetë edhe gazmore dhe të bëjë batuta, këtë e tregon postimi i saj më i fundit në Instagram, që stilistja e famshme britanike ka ndarë me fansat.

Ish – pjesëtarja e “Spice Girls”, e cila i kaloi pushimet e Vitit të Ri në Maldives, postoi këtë foto, ku shfaqet në zyrë duke mbajtur në krah një manekin me të cilin duket se po kërcen.

“Një studio plot me njerëz dhe askush nuk dëshiron të kërcejë me mua”

, shkruan 41 – vjeçarja me shaka.

foto nga pushimet

Victoria dhe bashkëshorti i saj David Beckham, së bashku me 4 fëmijët e tyre iu bashkuan disa miqve në Maldive gjatë festave, ku siç dallohet edhe nga postimet e shumta në rrjete sociale, kaluan ditë vërtet argëtuese. /tvklan.al